Most Recent Articles

Agim Loci, ISHDPK: Bashkëpunim ndërinstitucional kundër gjakmarrjes

Posted

Drejtuesi i Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, Agim Loci, ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve për raportin e prezantuar nga Avokati i Popullit mbi shqetësimet që ka ngjallur ky fenomen

Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” vijon veprimtarinë e saj për minimizimin e fenomenit të gjakmarrjes në Shqipëri.

Drejtuesi i këtij institucioni, Agim Loci, ka qenë i pranishëm në Komisionin e Ligjeve për raportin e prezantuar nga Avokati i Popullit mbi shqetësimet që ka ngjallur ky fenomen, masat dhe strategjinë që duhet ndërtuar për minimizimin e tij.

Zoti Loci nga ana e tij ka dhënë vlerësimet e veta për këtë raport, si dhe ka falenderuar Kuvendin e Shqipërisë për nisma të tilla që sipas tij janë në shërbim të kombit.

Z.Xhemal Qefalia, Deputet dhe Anetar i Komisionit te Ligjeve tha:

“Nuk e di sa organizata operojnë në këtë fushë po dua të theksoj se një nga organizatat që punon në terren dhe ka dhenë rezultat është Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar që drejtohet nga z.Loci të cilin e falenderoj për punën e tij. Kemi 10 raste që i kemi ndërmjetësuar së bashku duke arritur dhe rezultate të mira-tha ai.

Rezultatet e kësaj organizate në rang ndërkombëtar vazhdojnë të ecin përpara dhe pse kemi shumë pengesa. Më 17 nëntor 2014 Instituti “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” ka hapur zyrtarisht degen e saj në Nju Jork e cila do shërbejë për të gjitha familjet të cilat kanë nevojë dhe përtej kufijve të Shqipërisë », tha deputeti Xhemal Qefalia.

Në këtë tryezë u diskutua mbi problemin e gjakmarrjes dhe masat që duhen marrë nga ministritë përkatëse.

Gjithashtu Insituti, i cili punon edhe në terren për pajtimin e familjeve në gjakmarrje, dha rekomandimet e veta me fokus “siguria fizike, shëndetësore dhe ekonomike për familjet e prekura  si dhe parandalimi i konflikteve, vrasjeve dhe pajtimit mes familjeve”.

Zv/ministrja Malaj në fjalën e saj tha ndër të tjera se nevojitet bashkëpunim i të gjithë aktorëve socialë për të ndalur këtë  fenomen.  Në mbështetje të familjeve të ngujuara u shprehën edhe përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë dhe ajo e AMSHC-së.

Read More

Darka e madhe ne New York

Posted

Ne darken e madhe, bashke me miqte e mi Amerikan, aktore, kengetar, shkrimtar, avokat etj. Ne kete darke eshte diskutuar per nje bashkepunim mes dy organizateve dhe mundesive te mbeshtetjes per familjet ne nevoje. Instituti Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar eshte duke punuar dhe bashkepunuar me te gjithe organizatat e interesuara ne ndihme te personave dhe familjeve te prekura nga fenomeni i gjakmarjes. Jemi shume te kenaqur nga mbeshtetja qe kemi mare ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Me poshte ne foto Presidentja e Organizates Pospect Theater Copmany s dhe perfaqesuesi i Instituti “Shtepia e Drejtesise dhe Pjtimit Kombetar” Z. Agim LOCI.

Read More

Kryetari i Vatrës priti drejtorin Ekzekutiv të Institutit “Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”

Posted

Të Shtunën në mbrëmje, 5 korrik 2014, Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, priti z. Agim Loci, drejtor Ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar”, nw Tiranw, i cili ndodhet për nëj vizitë në SHBA.
Kryetari i Vatrës i uroi mirëseradhjen z. Loci dhe e njohur me historinë e Vatrës dhe veprimtaritë e saj Kombëtare.
Duke vizituar ekspozitën historike të Vatrës në 102 vitet e jetës së saj, z. Loci u njoh me rrugën dhe kontributin e Vatrës për cështjen kombëtare.
Nga ana e tij drejtori ekzekutiv i Institutit ”Shtëpia e Drejtësisë dhe Pajtimit Kombëtar” tregoi për kontributin që jep institucioni që ai drejton në pajtimin dhe shuarjen e konflikteve të shumta që kanë lindur në vitet e zgjatura të tranzicionit.Z. Loci shoqerohej nga e bija studente ne New York.
Read More

Me gazetaret e gazetes Suedeze “Expressen”

Posted

Gazeta Suedeze ka ardhur ne Shqiperi, per te pare nga afer problemin e fenomenit te gjakmarrjes, ka inspektuar disa familje ne veri te Shqiperise dhe ne qytetin e Elbasanit. Gazetaret kane qene te shoqeruar ne keto takime me familjet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, nga drejtuesi i Institutit Shtepia e Drejtesise dhe Pajtimit Kombetar (ISHDPK) z.Agim Loci dhe misionare te kesaj organizate. Gazeta Suedeze e vlereson shume punen dhe kontributin qe misionaret e Institutit jane duke bere ne terren me familjet e prekura nga ky fenomen.

Me poshte ne foto gazetarin Suedez Diamant Saliu dhe Drejtori Ekzekutiv i “ISHDPK” Z.Agim LOCI.

 

Read More

Z.Agim Loci merr titullin, Perfaqesues i Paqes Boterore.

Posted

Ky titull i takon te gjithe Misionareve te Pajtimit , ishte dhe mesazhi qe Drejtori Ekzekutiv i ISHDPK-se Z.Agim Loci, tha para gjithe te pranishmeve me rastin e dhenies se titullit nga perfaqesuesi i Paqes Boterore, Dr. Madhu Krishan, Themelues dhe Kryetar i Akademisë Universale per Paqen Globale dhe Kryetar Nderi i Misionit Diplomatik Paqe dhe Prosperitet. Ne kete dite te shenuar ne ” Shtepine e Paqes” u shperndane dhurate per te gjithe femijet e prekur nga fenomeni i gjakmarrjes, nga Shkolla 9-vjeçare “Edith Durham”.

English

Dr. Madhu Krishan, Founder & Chairman of Academy of universal Global Peace and Honorary Chairman of Diplomatic Mission Peace and Prosperity and Ambassador Dr. Shefki Hysa, Governor of Diplomatic Mission Peace and Mr. Agim Loci, Executive Director of Peace Institute, Honorary Member of DMPP. In this marked day in  the “House of Peace” was distributed gifts to all the children affected by the blood feud phenomenon, from elementary school “Edith Durham”.

Read More